Yllka Gashi, Presidente e jurisë në “Art Without Limit International Film Festival” 2021

Duke filluar nga 1-3 dhjetor, “Art Without Limit International Film Festival” do mbajë edicionin e dytë në Kino Armata dhe në Teatrin Kombëtar në Prishtinë!
AWLIFF është organizuar nga një grup i grave artiste dhe NGO “Art Without Limit” me drejtoreshë ekzekutive, Ganimete Sava, ndërsa drejtor Artistik regjisori, Burim Haliti dhe drejtor i programit, Michael Stoeger!
Shumë filma nga 80 vende të botës kanë aplikuar për të qenë pjesë e programit të festivalit, selektorët e festivalit kan përzgjedhur 50 nga ta për tu shfaqur në edicionin e dytë në konkurencë zyrtare.
Me datën 01 dhjetor në ora 18:00 do të bëhet hapja zyrtare e Festivalit në Kino Armata në Prishtinë me premierën vendore të dokumentarit të shkurtër “Light Sparks” ndërsa me datën 2 dhjetor, gjatë tërë ditës do të shfaqen filmat konkurues në Kino Armata në Prishtinë, ndërsa me datën 03 dhjetor në orën 18:00 do të bëhet ceremonia e ndarjes së çmimeve në Teatrin Kombëtar të Kosovës.
Data 3 Dhjetor po ashtu shenohet si Ditë Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuara!
Këtë edicion, Festivali do të përbëhet nga 3 juri të ndryshme;
Juria kryesore e festivalit të cilët janë;
Yllka Gashi – Aktore (Presidente e jurisë)
Cristiano Palozzi – Drejtor i Genova Film Festival, Itali
Agron Domi – Drejtor i Tirana International Film Festival (I kualifikuar në Academy Aëards)
Donna Russo – Aktore dhe balerinë (person me aftësi të kufizuar) nga Amerika
Rolf Killius – Regjisor, Producent dhe muzicient nga Anglia
Lou Figueroa – Aktor, dhe activist për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar nga Amerika
Juria e mediave;
Edona Binaku – Gazetare dhe autore & prezantuese e emisionit
Blerina Rracaj – Gazetare e Kulturës
Edona Demiqi Haxhiu – Gazetare, moderatore
Lumira Kelmendi – Gazetare e Kulturës, ass redaktore
Genitanë Morina – Gazetare, moderatore
Dhe Juria e Organizatave të aftësisë së kufizuar në Kosovë;
Afrim Maliqi – Drejtor i Handikos
Sebahate Beqiri – Drejtoreshë e Doën Syndrome Kosova
Arif Daka – Shoqata Autizmi
Daut Tishuki – Drejtor i Shoqata e të verbërve të Kosovës
Armend Ademi – Shoqata e të shurdhërve të Kosovës
Naser Shillova – Kulbi deshira
Do të ndahen 12 ҫmime nga të gjitha juritë;
Çmimet nga juria kryesore;
1) Filmi më i mirë Artistik
2) Filmi më i mirë Dokumentar
3) Filmi më i mirë Animacion
4) Skenari më i mirë
5) Regjia më e mirë
6) Kamera më e mire
7) Storia më e mire e cila tregon fuqizimin e gruas
Çmimi i jurisë së mediave
8) Storia më e mirë në film
Çmimi nga Organizatat e aftësisë së kufizuar;
9) Storia më e mirë për të drejtat e përsonave me aftësi të kufizuar
10) Çmimi special
11) Çmimi i publikut
12) Çmimi Art Without Limit./21Media

Back to top button