Kaloni te përmbajtja kryesore

Luani po mbahet në kafaz në Gjilan

Ministria po merret me këtë rast

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Agjencioni për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka njoftuar se që rasti i luanit që është duke u mbajtur i mbyllur në kafaz në Stanaj të Gjilanit, e që rezulton të jetë i kontrabanduar, është duke u trajtuar nga institucioni jonë në koordinim me institucionet tjera shtetërore.

Me iniciativën e AMMK-së, është formuar grupi punues ndërinstitucional, ku krahas përfaqësuesve nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, janë përfshirë edhe përfaqësues nga Agjencioni i Veterinës dhe Ushqimit – AVUK dhe nga Organizata Pylli i Arinjve.

“Qëllimi i formimit të këtij grupi punues është mbledhja e informatave relevante dhe shqyrtimi i bazës ligjore kombëtare dhe ndërkombëtare që rregullon mbajtjen dhe internimin e kafshëve të egra të mbrojtura. Grupi punues është duke e analizuar rastin në fjalë por meqenëse sipas zyrtarëve doganor kjo çështje ka kaluar në Prokurori, atëherë do të merret për bazë edhe opinioni i prokurorisë. Përndryshe lloji i luanit (Panthera leo) është kafshë e huaj për territorin e Kosovës, por është i mbrojtur me ligje kombëtare dhe ndërkombëtare, andaj çdo përpjekje për mbajtjen e tij duhet kaluar nëpër procedura ligjore dhe çdo shmangie eventuale e këtyre procedurave, sanksionohet sipas legjislacionit në fuqi”, thuhet në njoftim.

Në lidhje më këtë çështje, MMPH do t’iu mbajë të informuar.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button