Luanin bixhoz, 13 të arrestuar në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar 13 persona nën dyshimin e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit.
Më datë 04.03.2022, në orës 00:50, Policia në Prizren kishte pranuar një informatë se në rrugën ”Njazi Alishani” ne Prizren , ne një lokale është duke u luajtur bixhoz.
Veprimet e Policisë kanë qenë të menjëhershme, ku brenda lokalit me mbishkrimin “OBESSS”, kanë hasur personat te cilët kanë qenë duke luajtur bixhoz me letra në një tavolinë.
Pronari ka deklaruar se disa persona kanë luajtur bixhoz, ku atij i kanë paguar nga një euro për një orë loje.
Me urdhër të Prokurorit janë sekuestruar një aparat bixhozi “KAJOT”, letra për lojë, cipat për bixhoz dhe disa fletore për shënime.
Lidhur me ketë rast në Stacionin Policor Prizren janë shoqëruar:

  1. G., i datëlindjes 1986 m/sh/k

N Ç.. i datëlindjes 1990 m/t/k
B K., i datëlindjes 1978 m/sh/k
A O., i datëlindjes 1971 m/sh/k
G.A.. i datëlindjes 1972 m/sh/k

  1. Sh., i datëlindjes 1976 m/sh/k
  2. I., i datëlindjes 1981 m/sh/k
  3. B., i datëlindjes 1970 m/sh/k
  4. Th .,i datëlindjes 1968 m/sh/k
  5. K., i datëlindjes 1980 m/sh/k
  6. A., i datëlindjes 1973 m/sh/k
  7. K., i datëlindjes 1984 m/sh/k
  8. J., i datëlindjes 1991 m/sh/k

Pas intervistimit të personave të dyshuar, e konsultimi me Prokurorin Shtetit është iniciuar rasti “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm” ndaj 13 personave.
Pronarit i lokalit S.G është ndaluar për 48 ore me vendimin e prokurorit, ndërsa 12 të tjerë të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është duke u hetuar./21Media

Back to top button