Ukraina ka rimarrë kontrollin e Pripyat

Forcat ukrainase kanë rifituar kontrollin e qytetit të Pripyat dhe një pjesë të zonës kufitare midis Ukrainës dhe Bjellorusisë, kanë thënë autoritetet.
Pripyat është qyteti i braktisur pas katastrofës bërthamore të Çernobilit në 1986.
Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës ndau një imazh të një ushtari duke ngritur një flamur ukrainas përpara centralit bërthamor të Çernobilit.
Forcat ruse morën kontrollin e centralit në fillim të pushtimit, por u tërhoqën këtë javë dhe zyrtarisht ia dorëzuan kontrollin e vendit stafit ukrainas, ka thënë Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike.
Kompania shtetërore ukrainase e energjisë Energoatom pretendoi se trupat ruse bënë tërheqjen e nxituar sepse vuanin nga sëmundja e rrezatimit nga hapja e llogoreve në tokë të kontaminuar./21Media

Back to top button