Lufta e Ukrainës duhet të përfundojë me çlirimin e Krimesë, tha Zelensky
Lufta në Ukrainë filloi me Krimenë dhe duhet të përfundojë me çlirimin e saj, tha presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.
Presidenti i Ukrainës foli pasi një varg shpërthimesh goditën një bazë ajrore ruse atje, me ç’rast u vra një person.
Zelensky nuk i përmendi shpërthimet e së martës, por tha: Krimeja është ukrainase dhe ne kurrë nuk do të heqim dorë nga ajo.
Ministria ruse e mbrojtjes tha se municionet shpërthyen në bazë. Ndërkohë, Ukraina mohoi çdo përgjegjësi për shpërthimet.
Zyrtarët ukrainas thanë se 13 persona u vranë në sulmet ruse gjatë natës në rajonin qendror të Dnipropetrovsk-ut dhe një tjetër në rajonin Zaporizhzhia në jug.
Krimea njihet ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës – por gadishulli i Detit të Zi është aneksuar nga Rusia në vitin 2014 pas një referendumi, të cilin komuniteti global e sheh si të paligjshëm. Shumë ukrainas e shohin këtë si fillimin e luftës së tyre me Rusinë, shkruan BBC./21Media