13 persona u vranë në Ukrainë gjatë natës

Granatimet lanë të paktën 13 persona të vdekur gjatë natës në Ukrainë.
Guvernatori i Dnipropetrovsk-ut, Valentyn Reznichenko, sot më herët informoi se 11 njerëz vdiqën në rajonin e tij, në qytetin e Nikopolit, pas bombardimeve të rënda nga Rusia.
Reznichenko u shpreh se është shumë e vështirë të nxirren trupat nga nën rrënoja.
Pesë persona mbeten në gjendje të rëndë, shton ai, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv
Ndërkohë, në Zaporizhzhia, një person u vra./21Media

Back to top button