Lufta në Ukrainë, balerinët strehohen në shtëpinë e operës polake
Shtëpitë e operës dhe teatrot në të gjithë Evropën kanë ofruar të ndihmojnë balerinët e arratisur ose të bllokuar të prekur nga lufta në Ukrainë.
Në Varshavë, Baleti Kombëtar polak u ka ofruar strehë rreth 30 balerinëve ukrainas në shtëpinë e tij të operës dhe u ka dhënë atyre mundësinë për t’u bashkuar me klasën e kompanisë. BBC vizitoi një nga provat e tyre.
Ndryshe, dje aktorja ukrainase Oksana Shvets është vrarë pasi godina e banimit ku ajo ndodhej në Kiev u godit nga raketat ruse.
Vdekja e Shvets u bë e ditur nga Teatri i të Rinjve, ku ajo ishte pjesë e trupës. Kolegët shprehën dhimbjen për vdekjen e saj.
“Kujtim i ndritshëm për aktoren e talentuar, Nuk ka falje për armikun që ka ardhur në tokën tonë!”, thuhet ndër tjerash në deklaratë.
Aktorja e lindur në vitin 1955, pati një karrierë dhjetëvjeçare në teatër dhe film. Ajo ishte një nga artistet më të arrira të vendit.
Përveç kohës së saj me Teatrin e Rinj, Shvets kishte punuar në Teatrin e Muzikës dhe Dramës në Ternopil dhe në Teatrin e Satirës së Kievit./21Media