Lufta në Ukrainë, çfarë ka ndodhur sot?

Rusia ka filluar zbatimin e planeve për të thirrur rezervistët për të luftuar në Ukrainë pas urdhrit të presidentit Vladimir Putin për të mobilizuar 300 mijë rusë të tjerë me përvojë ushtarake.
Që nga njoftimi i tij dje në mëngjes, burra rusë kanë ikur përtej kufirit për në Gjeorgji. Dy persona që kaluan i thanë BBC-së se një radhë prej të paktën 5 kilometra ishte krijuar në anën ruse në pikën e kontrollit të Larsit të Epërm.
Urdhri i Putinit nxiti gjithashtu protesta të mërkurën, të cilat çuan në arrestimin e më shumë se 1 mijë personave. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk i ka mohuar raportet e mediave se disa protestuesve iu janë dhënë draft dokumentet.
Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se shumica e rusëve të mobilizuar nuk kanë gjasa të jenë efektiv luftarakë për muaj të tërë.
Natën e kaluar, në një shkëmbim të burgosurish u liruan më shumë se 200 të burgosur lufte nga Rusia, duke përfshirë pesë shtetas britanikë që janë kthyer sot në Britaninë e Madhe.
Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov pritet të marrë pjesë në një takim të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në New York këtë pasdite.
Të ashtuquajturat referendume për bashkimin me Rusinë do të mbahen nesër në disa zona të Ukrainës së pushtuar nga Rusia./21Media

Back to top button