Lufta në Ukrainë, Macron miraton propozimin e IAEA-s

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron shprehu mbështetjen e tij për një propozim të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike për të vendosur një mision agjencie në centralin bërthamor ukrainas të pushtuar nga Rusia në Zaporizhzhia për të shqyrtuar situatën atje.
Macron dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky të martën biseduan në telefon për kushtet e një misioni të tillë, i cili do të fillojë “sa më shpejt të jetë e mundur” sipas propozimit të drejtorit të përgjithshëm të IAEA, raporton CNN
Macron i nënvizoi shqetësimin e tij Zelensky-t, në lidhje me kërcënimin e paraqitur nga prania dhe veprimet e forcave ruse rreth centralit bërthamor dhe bëri thirrje për tërheqjen e tyre, përcjell rtv21.tv
Si Ukraina ashtu edhe Rusia kanë akuzuar njëra-tjetrën për sulme pranë uzinës. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres e përshkroi artilerinë dhe raketat e fundit rreth tij si “vetëvrasëse”.
Të dy presidentët diskutuan gjithashtu anijen e ngarkesave të marrë me qira nga OKB-ja për të transportuar drithëra ukrainase, e cila u largua nga Odesa më herët të martën dhe po shkon drejt Afrikës.
Pas eksportit të 2.8 milionë ton drithëra ukrainase përmes “rrugëve solidare” rrugore dhe lumore në korrik, ritmi i këtyre eksporteve “vazhdon të përshpejtohet”.
Zelensky përmes Twitter-it bëri thirrje për më shumë sanksione ndaj Rusisë./21Media

Back to top button