Lufta në Ukrainë, të rejat e fundit

Sulmet pa ndërprerje në Severodonetsk: Qyteti lindor i Ukrainës po goditet me granatime të rënda ndërsa forcat ruse përpiqen ta rrethojnë atë.
Serhiy Hayday ka thënë se 60 shtëpi u shkatërruan në rajon dhe dy persona u gjetën të vdekur në rrënoja.
Ambasadori rus hedh poshtë akuzat për krime lufte: Akuzat për krime lufte në qytetin ukrainas Bucha janë një “fabrikim”, pretendoi të dielën ambasadori rus në Mbretërinë e Bashkuar.
Andrei Kelin i bëri komentet gjatë një interviste në programin “Sunday Morning” të BBC-së dhe mohoi që forcat ruse të bombardonin civilët.
Pushtimi njëmujor i Buçës dhe i rretheve të tjera rreth Kievit nga Rusia rezultoi në qindra të vdekur, me trupat e saj që u tërhoqën në fund të marsit pasi nuk arritën të rrethonin kryeqytetin.
“Nuk ka bisedime” për referendumin:  Nënkryetari i administratës ruse i emëruar në Kherson ka thënë se rajoni nuk do të mbajë një referendum për bashkimin zyrtar me Rusinë derisa të pushojnë luftimet në zonë dhe rajonet e afërta të Odesës dhe Mykolaiv.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se vendi i tij do  të “marrë gjithçka prapa”  nga Rusia.
“Kjo është një domosdoshmëri. Dhe është thjesht çështje kohe. Çdo ditë në të njëjtën kohë, koha deri në çlirimin shkurtohet. Gjithçka që bëjmë është për këtë”, ka thënë ai.
Megjithatë, ai pranoi se situata në Donbas mbetet e vështirë, veçanërisht në zonat e Severodonetsk, Lysychansk, Bakhmut dhe Popasna./21Media

Back to top button