Anna Di Lellio ishte pjesëmarrëse në shfaqjen ”Bisha në hënë”

Në Teatrin Kombëtar të Kosovës është dhënë shfaqja ”Bisha në hënë”, ku pjesëmarrëse ishte edhe Anna Di Lellio.
Anna Di Lellio është profesoreshë e Marrëdhënieve Ndërkombëtare në New York University- Universitetin e Nju Jorkut. Ajo ka punuar në Shqipëri me refugjatët e Kosovës gjatë luftës si zëdhënëse e Programit Botëror të Ushqimit, por edhe pas luftës.
Di Leillo ka qenë Komisionere e Përkohshme për Media, Këshilltare e Koordinatorit të UNMIK-ut për TMK-në, Profesoreshë e Etikës Mediale në KIJAC. Në vitin 2010 ajo ishte bashkëthemeluese e Iniciativës së Historisë Gojore të Kosovës dhe në vitin 2015 ka prodhuar “Mendoj për Ty” nga Alketa Xhafa Mripa.
Anna ka shkruar disa artikuj dhe libra për historinë dhe kulturën e Kosovës dhe në vitin 2015 Presidenti i Kosovës e ka dekoruat me Medaljen Presidenciale të Meritës.
”E di që dhimbja nuk njeh gjuhë, ngjyrë, gjini e as komb, por ajo e vendit tim është e padëgjuar ndonjëherë. Tragjikomedia “Bisha në hënë” nga dramaturgu i njohur Richard Kalinowski, flet më së miri për përpjekjet tona për liri. Prandaj, zgjodha që përmes kësaj shfaqjeje të kujtoj përdhunimet e luftës së fundit në Kosovë, si dhe të rënët tanë. Këtij misioni i dha fuqi pranija e Znj. Vasfije Krasniqi Goodman, e cila është pjesë e shfaqjes. Duke e ditur se kjo shfaqje do të ipet në Teatrin Kombëtar të Kosovës, gratë e përdhunuara në mënyrë anonime dërguan rrobat e tyre tek ne, rroba këto të cilat ato i mbanin te veshura gjatë orëve te liga, në luften e fundit. Shfaqja do të ketë edhe shenja të tjera kujtimi nga ushtarët e UÇK-së, si dhe nga martirët tanë që u flijuan për liri. Thuhet se “Pa u futur në rrobat e tjetrit nuk ke mundësi që t’ia ndjesh dhëmbjen atij/asaj”. Prandaj, këto ditë, ne aktorët e kesaj shfaqje duke i veshur rrobat e atyre që sakrifikuan shumë për lirinë tonë, do i japim emër dhimbjes tonë ndër vite! Kësaj radhe, kjo shfaqje do të jetë edhe më e kompletuar me praninë e aktorit tonë të mirënjohur, Enver Petrovcit. Profesor Petrovci me të dëgjuar për natyren dhe tematikën e shfaqjës “Bisha në hënë”, pa hezitim u bë pjesë e jona. Jemi shumë të emocionuar që do ta ndajmë skenën me një artist të madh, siç është profesor Petrovci. Një faleminderim për gratë e përdhunuara dhe familjet e deshmoreve”, ka thënë Vlora Nikçi. /21Media

Back to top button