Lufta për mbijetesë, Leicester dhe Leeds ndajnë pikët

Leeds United dhe Leicester City kanë ndarë pikët sot në një përballje që cilësohej si luftë për mbijetesë në “Elland Road”, ku për Leeds ishte ndeshja e katërt me radhë pa fitore në Premier Ligë.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara, të dy skuadrat shënuan nga një gol, ku rezultati përfundimtar ishte i barabartë 1:1.

Për Leeds golashënues ishte Luis Sinisterra (minuta e 20’), kurse te “Dhelprat” golin e barazimit e shënoi Jamie Vardy në minutën e 80’ të ndeshjes.

Me pikët e reja, Leeds ngjitet në kuotën e 30 pikëve në vendin e 16, një pikë më shumë se Leicester që renditet në vendin e 17 në tabelë.

Rezultati final i ndeshjes, 1:1.

Back to top button