Ndeshja e 10-të pa humbje në Premier Ligë për Emeryn dhe Aston Villan

Aston Villa e ka mposhtur Fulhamin me rezultat minimal 1:0 për ta vazhduar ëndrrën për futboll evropian, kështu duke e regjistruar fitoren e pestë me radhë në shtëpi në “Villa Park” pa pranuar gol, për herë të parë që nga viti 1983.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi mbrojtësi anglez, Tyrone Mings, i cili vulosi fitoren e Aston Villas në pjesën e parë, respektivisht në minutën e 21’.

Për Unai Emeryn kjo ishte ndeshja e 10-të me radhë pa humbje në kampionatin anglez, ku po e bën mrekullinë me Aston Villan, duke mbajtur gjallë shpresat për futboll në garat evropiane sezonin e ardhshëm.

Me pikët e reja, Aston Villa ngjitet në pozitën e pestë në tabelë në kuotën e 54 pikëve, për dallim nga Fulhami që ka 45 pikë në vendin e nëntë.

Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Aston Villas.

Back to top button