Lufta për pozitën e liderit, formacionet zyrtare të Ballkanit dhe Dritës

Sot me fillim nga ora 15:00 stadiumi i qytetit në Suharekë do të jetë nikoqir i super ndeshjes mes Ballkanit dhe Dritës, e vlefshme kjo për xhiron e 30 të Superligës së Kosovës.

Të dyja skuadrat janë duke luftuar për pozitën e liderit dhe për titullin e kampionit, ku vetëm dy pikë është dallimi mes tyre.

Në xhiron e fundit të zhvilluar në kampionatin vendor, Ballkani e mposhti 2:0 Feronikelin ’74, kurse Drita fitoi 4:2 kundër Lirisë.

Momentalisht, Ballkani është lider i tabelës me 59 pikëve, vetëm dy sosh më shumë se Drita që e zë vendin e dytë.

Ndeshja e fundit mes Dritës dhe Ballkanit daton në muajin shkurt të këtij viti, ku asokohe Drita e mposhti kampionin me rezultat minimal 1:0.

Tanimë formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Ballkani

Drita

Back to top button