​Gjysmëfinalja e “Play-off” të Superligës së Kosovës në basketboll, Peja përballet sot me Yllin

Fazën gjysmëfinale të “Play-off”-it të Superligës së Kosovës në basketboll do ta hap ndeshja mes KB Pejës dhe KB Golden Eagle Yllit me fillim nga ora 17:15.

Ndeshja e sotme do të jetë takimi i parë mes këtyre dy skuadrave, ku Peja e pret Yllin në palestrën sportive “Karagaçi”, raporton KosovaPress.

Peja dhe Golden Eagle Ylli kishin pikë të barabarta pas 28 xhirosh, por pejanët ishin më të mirë në ndeshjet direkte. Dy skuadrat verdhezi kishin nga 19 fitore e nëntë humbje.

Kampionët kërkojnë të mbrojnë titullin e fituar edicionin e kaluar, derisa therandasit ta rikthejnë pasi ishin shpallur kampionë në dy edicionet paraprake. Ylli në çerekfinale të “Play-off”-it kishte mundur Bashkimin 2:0 për të depërtuar në gjysmëfinale, ku pritet super përballje.

Back to top button