Lufta Rusi-Ukrainë, OKB thotë se janë vrarë 227 civilë

Zyra e OKB-së për të drejtat e njeriut tha se 227 civilë u vranë në pesë ditët e para të pushtimit rus të Ukrainës.

Zyrtarët thanë se 525 civilë të tjerë janë plagosur në të gjithë Ukrainën gjatë konfliktit, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv

“Shumica e këtyre viktimave u shkaktuan nga përdorimi i armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime, si dhe sulmet ajrore”, u tha në një deklaratë të lëshuar në Gjenevë.

Organizata u shpeh se beson se numri i vërtetë i vdekjeve është “dukshëm më i lartë”, veçanërisht në territorin e kontrolluar nga qeveria, për shkak të vonesave të raportimit./21Media

Back to top button