Qytetarëve të BE-së i kufizohet lëvizja e lirë në Britani?
Në prag të zgjedhjeve të parakohshme në Britani
Kryeministrja e Britanisë, Thereza May, do të bëjë një kërkesë zyrtare në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat do të zhvillohen më 8 qershor, për t’i dhënë fund të drejtës për lëvizje të lirë të qytetarëve të Bashkimit Evropian brenda territorit të Britanisë.
Këtë informatë e përcolli gazeta Daily Mail, duke cituar disa burime nga radhët e Partisë Konservatore, e cila kryesohet nga Mail.
Mej në programin e saj zgjedhor siç dihet kishte premtuar se Britania do të tërhiqet nga tregu i përbashkët i Bashkimit Evropian dhe nga Gjykata Evropiane e Drejtësisë,transmeton rtv21.tv
Të martën ajo mori vendimin e papritur për të shpallur zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 8 qershor të këtij viti, përkundër faktit se zgjedhjet e rregullta parlamentare ishte paraparë të zhvilloheshin në vitin 2020.
Për zhvillimet e fundit në Britani foli edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini, e cila tha se Britania do të humb më shumë se Bashkimi Evropian, për shkak të vendimit për t’u larguar nga unioni.
Përveç kësaj, ajo theksoi se pret që bisedimet me Londrën për Bregzit do të jenë mjaft të vështira. Mogerini me këtë rast tha se unioni do të humb një shtet të rëndësishëm anëtar, por shtoi se për të, të gjitha shtetet anëtare janë të rëndësishme dhe të barabarta dhe se Londra do të humb më shumë se Brukseli me largimin nga unioni./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?