Luftë në burg, pesë të vdekur dhe dhjetra të plagosur

 
Të paktën pesë persona vdiqën dhe 39 të tjerë u plagosën në një trazirë që ndodhi këtë të enjte në një burg të “sigurisë maksimale” në Honduras.
15 prej tyre u transferuan në Spital, transmeton rtv21.tv.
Raportohet se lufta u zhvillua midis të burgosurve të bandave Mara Salvatrucha (MS-13) dhe Barrio 18 në burgun e njohur si La Tolva.
Deri më tani, asnjë autoritet nga Instituti Kombëtar i Burgjeve (INP) i Hondurasit nuk ka raportuar asgjë në lidhje me atë që ka ndodhur në burg.
Jozyrtarisht, ka dalë se pesë të burgosurit vdiqën brenda burgut, me sa duket për shkak të shpërthimit të një granate dhe se 39 të tjerë u plagosën./21Media

Back to top button