Lugina e Preshevës kërkon vendosje të standardeve unike në Ballkanin Perëndimor për trajtimin e pakicave kombëtare

Ragmi Mustafi nga Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës  ka kërkuar vendosjen e standartve unike në Ballkanin Perëndimor për trajtimin e pakicave kombëtare..

Ai këtë e ka bërë gjatë takimit që pati me raportuesen për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon në Strasburg.

“Bashkëbisedim shumë të frytshëm dhe produktiv me Viola Von Carmon, për çështjen e Luginës së Preshevës. Një nga fokuset tona kryesore është vendosja e standardeve unike në Ballkanin Perëndimor për trajtimin e pakicave kombëtare. Duke i dhënë përparësi të drejtave dhe mirëqenies së tyre mund t’i hapim rrugën një zgjidhjeje paqësore në rajon.”, shkroi Mustafa në Facebook./21Media

Back to top button