Rusia sulmon vendlindjen e Zelenskyt, të paktën 11 të vdekur e 28 të plagosur

Rusia ka kryer sulme me raktea në një ndërtesë banimi pesëkatëshe në qytetin e lindjes së presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy, Kryvyi Rih, duke lënë të paktën 11 persona të vdekur dhe 28 tjerë të plagosur.

Tre raketa lundrimi u rrëzuan, por të tjerat kaluan, thanë zyrtarët, me të paktën një person ende të mbetur nën rrënoja.

“Më shumë raketa terroriste. Vrasësit rusë vazhdojnë luftën e tyre kundër ndërtesave të banimit, qyteteve të zakonshme dhe njerëzve”, shkroi Zelenskyy në Telegram. /21Media

 

Back to top button