“Lukaku duhet të kthehet tek Chelsea”

Këto komente i ka bërë legjenda e të kaltërve Didier Drogba

Lukaku që dikur ishte pjesë e klubit londinez Chelsea ka shkëlqyer në vitet e tij tek Everton, dhe ish klubi i tij janë penduar që e kanë shitur atë.

Chelsea janë në kërkim të belgut i cili është një golashënues i lindur, dhe një tranferim i tillë do të kërkonte një ofertë të majme, shkruan rtv21.tv.

Ish sulmuesi i Chelseas Didier Drogba e ka mbështetur rikthimin e Lukakut në Londër, duke thënë se nëse të dyja palët pajtohen do të ishte një gjë shumë e mirë.

Lukaku momentalisht është top golashënuesi i ligës me 23 gola, dhe nëse Chelsea kanë në plan ta shesin Costan në Kinë, atëherë ardhja e Lukakut do të ishte shumë e mirëseardhur./21Media

Back to top button