Dramë në Camp Nou, 5 gola në pjesën e parë!

Barcelona është duke u përballur me Real Sociedad-in në kuadër të La Ligas

Pas përfundimit të pjesës së parë dominimi është në anën e vendasve, dhe kjo u dëshmua edhe me rezultatin deri tani, që është në favor të katalunasve 3 me 2.

Barcelona po tregon kualitet dhe duket që nuk është prekur nga humbja e thellë kundër Juventusit, dhe kualitetin e tij si zakonisht po e shfaq ylli argjentinas Lionel Messi, shkruan rtv21.tv.

Edhe pse Barcelona po tregohet shumë e suksesshme në sulm, mbrojtja ende lë shumë për të dëshiruar.

Messi në pjesën e parë arriti të shenojë 2 gola. I pari erdhi në minutën e 17të nga asistimi i sulmuesit uruguaian Luis Suarez, ndërsa goli i dytë erdhi pas 20 minutave në minutën e 27, edhe këtë herë topi në këmbët e Messit u gjet pasi portieri mbrojti goditjen e Suarezit.

Menjëherë pas autogolit të Umtitit që ngushtoi rezultatin në minutën e 43, Paco Alcacer shënoi përsëri vetëm një minutë pas për të mos lënë Sociedadin të gëzohen. Mirëpo kjo nuk ishte e fundit, vetëm një minutë pas golit të Alcacer, Xabi Prieto shënoi për Real Sociedadin për të ngushtuar epërsinë në 2 me 0./21Media

Back to top button