Lukashenko uron popullin ukrainas në Ditën e Pavarësisë

Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko ka uruar popullin ukrainas në Ditën e Pavarësisë së Ukrainës.
Bjellorusia ka qenë aleati kryesor i Rusisë në pushtimin e saj dhe ka lejuar trupat ruse të hyjnë në Ukrainë përmes kufirit të saj.
“Jam i bindur se mosmarrëveshjet e sotme nuk do të jenë në gjendje të shkatërrojnë themelin shekullor të marrëdhënieve të sinqerta dhe të fqinjësisë së mirë midis popujve të dy vendeve. Bjellorusia do të qëndrojë për ruajtjen e marrëveshjes, zhvillimin e kontakteve miqësore dhe reciprokisht të respektueshme në të gjitha vendet”, ka thënë ai.
Lukashenko u uroi ukrainasëve “një qiell të qetë, tolerancë, guxim e forcë dhe sukses në rivendosjen e një jete dinjtoze”./21Media

Back to top button