Lukashenko ‘zbuloi’ planet e Rusisë për ta pushtuar Moldavinë
Presidenti bjellorus Alexander Lukashenko duket se transmetoi ‘aksidentalisht’ një pushtim të planifikuar rus të Moldavisë gjatë një fjalimi në Këshillin e Sigurisë.
Lukashenko – aleat i presidentit rus Vladimir Putin, gjatë kohës së luftës, e quajti veten diktatori i fundit në Evropë, qëndroi përballë një harte komanduese që dukej se tregonte një sulm të radhës të Rusisë ndaj Moldavisë.
‘Harta e pushtimit’ e ndau Ukrainën në katër seksione, ku linjat e sulmit që ajo theksonte ishin ekzekutuar tashmë nga Rusia, përveç kësaj, dukej që ishte një sulm i planifikuar i shtetit të Moldavisë përmes portit të Ukrainës të Odessa-s.
Harta e luftës së Lukashenkos tregon se Bjellorusia planifikonte zbarkimin e trupave të saj në Ukrainë – për të forcuar më shumë invazionin rus, që dita ditës po bëhet më i dhunshëm duke sulmuar civilët. /21Media