Luksemburgu do të mbështes Kosovën me 35 milionë euro

Luksemburgu do të mbështes Kosovën me 35 milionë euro. Kjo mbështetje erdhi me nënshkrimin e marrëveshjes së  Qeverisë së Kosovës me Luksemburgun.
Pas nënshkrimit të këtyre marrëveshje, Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se me këtë po thellohet bashkëpunimi Kosovë-Luksemburg.
Ai shtoi se fushat e intervenimit që do të përkrahen nga Luksemburgu janë: arsimi, shëndetësia, rritja ekonomike e qëndrueshme, zhvillim i shoqërisë civile dhe fusha e inovacionit.
Kurse ministrin e Ekonomisë së Luksemburgut, Franz Fayot, tha se për herë të parë po shikojnë përtej bashkëpunimit tradicional./21Media

Back to top button