Kaq u pagua Margot Robbie për rolin e “kukullës” në filmin e ri

Margot Robbie është zyrtarisht aktorja femër më e paguar në Hollywood falë pagës së saj marramendëse për filmin “Barbie”.
32 vjeçarja u pagua me 12.5 milionë për të luajtuar së bashku me Ryan Gosling.
Fitimet e Robbie në këtë film tejkalojnë pagën e fundit të raportuar prej 10 milionë dollarësh për filmin e saj të fundit “Birds of Prey” të vitit 2020.
Ndërkohë që, Tom Cruise kryesoi listën falë hitit të tij Top Gun: Maverick.
Kujtojmë që, edhe Dua Lipa do të jetë pjesë e “Barbie”.
26 vjeçarja luan krahë Ryan Gosling, Will Ferrell e Saoirse Ronan, pasi bëri debutimin në thrillerin ‘Argylle’.
Lajmi vjen pasi u bë e ditur se Robbie nuk do të jetë ‘kukulla’ e vetme në projektin e madh.
“Dua po bën bujë si në muzikë, ashtu edhe në filma. Ajo me të vërtetë u bëri përshtypje të gjithëve në Argylle, u përhapën fjalë në gjithë Hollywoodin se sa e mirë ishte”, tha një burim pranë artistes.
“Barbie” është një film komedi romantike bazuar në linjën e lodrave me të njëjtin emër nga Mattel./21Media

Back to top button