Lulëzojnë 100-shet e falsifikuara në Gjakovë
Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë persona nën dyshimin për falsifikim të parasë.
Lajmin për rtv21.tv e ka konfirmuar Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Gjakovës.
“Më datë 23.03.2022 pas një pune operative të suksesshme, zyrtarët policor nga stacioni policor – Gjakovë kanë tubuar informata dyshuese, kanë identifikuar të dyshuarit e mundshëm dhe në orët e mbrëmjes në përcjellje të të njëjtëve, në rrugën “Ferid Domi” – Gjakovë, ka ndaluar vozitësin e automjetit që ishte në qarkullim, ku së bashku më të njëjtin ishte dhe një person tjetër. Gjatë kontrollit sipërfaqësor për siguri të automjetit dhe personave, në portofolin e njërit, tani të dyshuarit është gjetur një kartëmonedhë në apoen prej 100 euro, e dyshuar si e falsifikuar. Zyrtarët policor ne vazhdën e punës operative kanë identifikuar një grup të dyshuarishë, ka lokalizuar vendndodhjen e tyre dhe ka shoqëruar në Stacionin policor edhe pesë (5) persona, ku gjate kontrollit tek një i dyshuari janë gjete edhe gjashtë (6) bankënotë në apoen nga 100 euro te cilat dyshohet se janë te falsifikuara”, ka thënë Xhurkaj.
Të dyshuarve, B.P. (2005), A.P. (2005), F.G. (2005) dhe A.S. (2005), iu është caktuar masa ndalim policor prej 24 orësh, kurse tre personave tjerë të dyshuar E.R. (2004), K.N. (2003), dhe A.B. (1999), iu është caktuar masa ndalim policor prej 48 orësh.
Paratë e gjetura dhe të dyshuara për falsifikim janë konfiskuar./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?