Lulzim Basha dha dorëheqje nga posti i kryetarit të PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka dhënë dorëheqje nga detyra.
Në mbledhjen me Kryesinë, ai njoftoi për dorëheqjen si kryetar i Partisë Demokratike.
“25 prilli ishte një goditje e rëndë për demokrate dhe demokracinë, dhe për shpresat e shqiptarëve për ndryshim. Vetëm një qeveri e përgjegjshme që ngrihet në nivelin e halleve të qytetarëve. Një qeveri e tillë u pengua nga masakra zgjedhore. Shpresa për tu ringritur ka marrë goditjen të një pas njëshme. Përpjekjeve tona për t’i ofruar shqiptarëve një opozitë të tillë, i është mbivendosur një luftë e brendshme”, tha ai.
Basha theksoi se përpjekja e tij për të mbajtur partinë të bashkuar nuk kishte sukses.
“Personalisht investova gjithçka për një zgjidhje që do t’i shërbente transparencës. Sot nuk duhet të ndalem se kush kishte të drejtë dhe kush ishte gabim,. Fatkeqësisht përpjekja ime për të mbajtur partinë të bashkuar nuk kishte sukses. U krijua një frymë përçarje dhe partia po përjeton një krizë të thellë. I vetëdijshëm për peshën e vendimit më të vështirë politik kam vendosur që të ndërmarr një hap pas duke u dorëhequr duke i dhënë mundësinë PD-së për tu ringritur”./21Media

Back to top button