Ukraina akuzon Rusinë për terrorizëm shtetëror

Rusia po kryen terrorizëm shtetëror në Ukrainë dhe do të vazhdojë të sulmojë vende të tjera, tha ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov.
Duke folur së bashku me Sekretarin e Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar, Ben Wallace gjatë një vizite në Londër, Reznikov tha se 150 fëmijë ukrainas ishin vrarë që nga pushtimi i Rusisë. Ai tha se më shumë se 400 shkolla dhe kopshte dhe më shumë se 110 spitale ishin shkatërruar, transmeton rtv21.tv.
“Mijëra e mijëra civilë” ishin vrarë gjithashtu, shtoi ai, duke thënë se nuk dihej saktësisht se sa janë ende të bllokuar nën rrënojat e shtëpive të shkatërruara. Ky është një terrorizëm shtetëror. Kjo është arsyeja pse Kremlini duhet të ndalet, sepse ai do të shkojë më tej. Ai do të sulmojë vendet e tjera”, tha Reznikov.
Ai nuk citoi asnjë provë për të mbështetur pohimin e tij. Rusia mohon të ketë shënjestruar civilët.
Sipas tij, që nga fillimi i pushtimit rus, ushtarët ukrainas kanë shkatërruar pothuajse 500 tanke ruse dhe më shumë se 1500 automjete të blinduara luftarake. “Armët e ofruara nga Britania janë përdorur në disa nga këto raste”, tha ai.
“Ne e vlerësojmë shumë që këtë vit, Britania ishte e para që na dha armë serioze që kanë rritur aftësitë tona mbrojtëse. Roli juaj është i veçantë dhe guximi dhe shpirti juaj janë në kontrast të plotë me pasivitetin e disa vendeve të tjera”, tha tutje ai./21Media

Back to top button