Lulzim Hetemi thotë se nuk do të kandidojë më për kryetar të Leposaviqit

(Lajm i përditësuar)

 

Kryetari i Komunës së Leposaviqit, Lulzim Hetemi i tha RTV21 se nuk do të kandidojë më për kryetar të kësaj komune.

Ai po ashtu tha se që nga 1 janari ka filluar të lëvizë nga komuna nën përcjelljen e mbrojtjes së afërt.

Hetemi këto deklarata i bëri derisa qytetarët e kësaj komune po nënshkruanin peticionin për shkarkimin e tij.

Ai tha se për këtë peticion kanë marrë leje nga Komuna sipas udhëzimit administrativ. Hetemi po ashtu shtoi se qytetarët janë te ndikuar dhe shantazhuar nga Lista Serbe për nënshkrimin e këtij peticioni,  mirëpo sipas tij deri më tani nuk ka pasur ndonjë parregullësi.


Numër i madh i qytetarëve po nënshkruajnë peticionin për largimin e kryetarit në Mitrovicë të Veriut

Numër i madh i qytetarëve kanë dalur sot paradite në veri të Mitrovicës, për të nënshkruar peticionin rreth shkarkimit të kryetarit të kësaj komune.

Numër i madh i qytetarëve kanë dalur sot paradite në veri të Mitrovicës, për të nënshkruar peticionin rreth shkarkimit të kryetarit të kësaj komune.

Sanja Kërtiniq, anëtare e grupit inicues për nënshkrimin e peticionit, ka thënë para gazetarëve se gjithcka është duke shkuar në rregull deri tani dhe se numri i qytetarëve për të nënshkruar peticionin është i madh.

Sipas saj, numri i nënshkrimeve të nevojshme do të plotësohet qysh sot.

Situatë e ngjajshme po mbretëron edhe në Leposaviq, ndërsa komunat e Zvecanit dhe Zubin Potokut nuk kanë filluar ende nënshkrimin e peticionit, me arsyetimin se nuk hanë pajisur me dokumentacionin e nevojshëm.


Mblidhen qytetarët për të nënshkruar peticionin për shkarkimin e Atiqit

Një numër i konsiderueshëm i qytetarëve janë mbledhur në Mitrovicën e Veriut për të nënshkruar peticionin për shkarkimin e kryetarit Erden Atiq.

Siç raporton RTV21 nga vendi i ngjarjes, aty i pranishëm është edhe kryetari i Listës Serbe.


Sot pritet të fillojë mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarit Atiq

Sot duke filluar nga ora09:00 pritet të fillojë mbledhja e nënshkrimeve në kuadër të peticionit për shkarkimin e kryesuesi i Kuvendit Komunal  të Mitrovicës Veriore, Nexhat Uglijani.

Këtë për portalin rtv21.tv e konfirmoi, kryetari i Kuvendit të Mitrovicës Veriore, Erden Atiq.

Peticioni është i organizuar nga një grup iniciatorë serb, derisa kërkesa e tyre  e grupit iniciatorë  është miratuar me 15 janar nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës së Veriut./21Media

Back to top button