Bizneset e Kosovës pësojnë rënie në eksport, 100 milionë euro më pak se vitin 2022

Sipas të dhënave doganore, Kosova në vitin 2023 ka realizuar import në vlerë prej 5.6 miliardë euro, ndërkohë që eksporti ka arritur vetëm 820 milionë euro. Por, krahasuar me vitin 2022 është shënuar rënie prej 100 milionë euro pasi që një vit më herët, kishte thyer rekord duke eksportuar mallëra me vlerë 920 milionë euro. Në lidhje më këtë çështje kryetari i shoqatës së eksportuesve, Nexhat Hasani, thotë se rënia e eksportit është pasojë e krizave globale, por prapë se prapë kjo shifër është një sukses.

“ bizeneset kosovare eksportojnë në muaj rreth 70 milionë euro, ndërkohë që për dallim nga viti 2022 ka një rënie prej 100 milionë euro por kjo prap është një sukses mirëpo suksesi i takon vetëm kompanive dhe jo institucioneve sepse as kjo qeveri por as qeveritë e kaluara nuk kanë bërë diçka sa i përket eksportit, p.sh ambasadat në vendet e huaja atashetë ekonomik nuk bëjnë asgjë në promovimin e kompanive kosovare pra suksesi është vetëm i kompanive kosovare.”, tha Hasani për RTV21

Derisa, ministri i financave Hekuran Murati thotë se qeveria është duke e ngushtuar bilancin e shëkmbimit të mallrave, kryetari i Aleancës së Bizneseve Agim Shahini, thotë se qeveria nuk e ka prioritet zhvillimin ekonomik

“ Kosova është shteti i vetëm që nuk e subvencionon eksportin dhe deficiti tregtar është diku rreth 88%, pra qeveria e vendit e favorizon importion, pra qeveria nuk e ka prioritet zhvillimin e vendit, promovimin e prodhimeve…”, tha Shahini.

Profesori i ekonomisë Muhamet Sadiku, vë në dukje sfidën kryesore, që sipas tij janë papunësia dhe importi i mallërave. Sadiku thotë se 20 vjet pas luftës nga Kosova kanë dalë 50 miliardë euro të gatshme.

“Sfidë kryesore mbetet papunësia, dhe deficti tregtar tash e 20 vjet nga Kosova kanë dalë 50 miliardë euro cash vetëm për mallra të importuara të konsumit, për ti luftuar këto dy çështje Kosova duhet të ketë një zhvillim ekonomik prej të paktën mbi 6%”, tha Sadiku.

Por edhe pse Kosova ka pak prodhimtari ndër qytetar në vazhdimësi ka qenë shqetësuse çmimi i lartë i prodhimeve vendore në krahasim me ato të importuara. Njohësi i çështjeve ekonomike Medain Hashani, thotë se prodhimtia në Kosovë ka një kosto të madhe. Ai përmend energjinë elektrike si më të shtrenjtën në rajon.

“çmimi i prodhimeve shkon në bazë të kostos sepse kjo është një kosto zingjirore një artikull i cili prodhohet ka kosto shtesë, ne jemi një vend me energjinë më të lartë në rajon, tjetra reflekojnë derivatet po ashtu në çmim prandaj këto janë disa elemente që preke tek prodhuesi kosovar dhe nuk ka stimulim prodhimi, sepse qeveria në vend se ta drejtoj buxhetin tek ndërmarrjet ajo po e drejton në skema sociale”, tha Hashani.

Gjatë vitit 2023, Kosova shënoi një rritje ekonomike prej 3.5 përqind, të cilën njohës të fushës së ekonomisë e konsiderojnë të natyrshme dhe jo si rezultat të zhvillimit ekonomik./21Media

Back to top button