Kaloni te përmbajtja kryesore

Lumbardh Dellova shpallet “Futbollist i vitit”

Qendërmbrojtësi i Ballkanit dhe Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova është shpallur futbollisti më i mirë i vitit në mbrëmjen “Laureatët 2023”, organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK).

Dellova ka shfaqur formë të jashtëzakonshme gjatë këtij viti. Duke qenë pjesë e Ballkanit, ai kontribuar në fitimin e titullit të kampionit në Albi Mall Superligë, por ka shkëlqyer edhe në fazën e grupeve të Conference League

Ai dha një kontribut të pamohueshëm edhe në Kombëtaren e Kosovës duke treguar nivel të lartë profesionalizmi.

Dellova mori 108 vota të gazetarëve, duke lënë pas bashkëlojtarin e tij Ballkanit, Nazmi Gripshi, me 76. Çmimin për Dellovën e ndau presidenti i FFK-së, Agim Ademi.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button