Lumi B tregon anën e tij të ‘padukshme’

Reperi i njohur Lumi B ka treguar së fundmi detaje interesante nga jeta e tij private.

I ftuar në emisionin N’Maje t’Gjuhës në RTV21 ndër të tjera foli edhe për anën e tij “të fshehtë” të cilën dëshiron që të tjerët ta njohin.

“Njerëzit të cilët nuk kanë kontakt me mua iu dokna pak mendjemadh, i ftohtë, a kështu jam emocional. Shumë me thonë mendjemadh, dokesh që nuk ta nin, nuk mirrem as me djalë”, u shpreh ai duke theksuar se është shumë familjar e i kujdesshëm.

Lumi B është i martuar me Mirandën dhe së bashku kanë një djalë me emrin Blini./21Media

Back to top button