Lumi B zbulon dëshirë që nuk ja ka thënë askujt deri më tani

Reperi Lumi B është tejet aktiv kur bëhet fjalë për jetën profesionale.

E sa i përket jetës private këtë të diel në emisionin N’Maje t’Gjuhës në RTV21 zbuloi shumë gjëra për të cilat publiku di fare pak.

Po a ka ndonjë dëshirë Lumi B që nuk ja ka thënë askujt?

Ai u shpreh se një ndër dëshirat e tij është të shkojë në Egjipt, për të cilën tha që edhe është e realizueshme.

“Me shku në Egjipt me i pa piramidat, nuk jam kanë hala. Edhe e plotësueshme”, tha ai, duke theksuar se ka aq shumë dëshira sa nuk po di cilën ta përmend.

Kujtojmë se Lumi B tri javë më parë ka publikuar projektin e titulluar “Cili je ti”./21Media

Back to top button