Lumi Vardar doli nga shtrati! Matka lëshoi më shumë ujë, me qëllim të prodhimit të rrymës

“Arsyeja për daljen nga shtrati i lumit Vardar sipas informacioneve nga Qendra rajonale për menaxhim me kriza është për shkak të rritjes së nivelit të ujit nga hidorelektrana Matka, me qëllim të prodhimit më të madh të energjisë elektrike. Ngecja e ujit është e madhe në shtratin e lumit Vardar, andaj ka ndodhur edhe dalja nga shtrati“.
Pas denoncimit të mbrëmshëm në linjën telefonike në 195, si dhe deri te drejtori i QMK, Stojançe Angellov se në Komunën e Aerodromit, te ura që po ndërtohet, e cila gjendet në afërsi të hotelit Rusia, niveli ujit në lumin Vardar u rrit në mënyrë drastike, Qendra për menaxhim me kriza menjëherë kontaktoi personat përgjegjës të Qytetit të Shkupit, Komunës së Aerodromit, MPB dhe Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim.

“Për shkak të aktiviteteve ndërtimore te ura te hotel Rusia, ka ardhur deri te akumulimi i ujit në lumin Vardar. Uji ka dalë jashtë shtratit dhe ka vërshuar një pjesë të shtegut të biçikletave dhe për këmbësorë. Vërshimi mund të jetë deri te FSPIM, andaj apelojmë që qytetarët të mos e përdorin këtë aks”, tha Stojançe Angellov, drejtor i QMK-së.
Pas denoncimeve në institucionet shtetërore se Vardari në Aerodrom është në fazë kritike dhe se ekziston rreziku që të dal nga shtrati, mbrëmë vonë kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska së bashku me komandantin e Shërbimit zjarrfikës ishin në vendin e ngjarjes.
“Është thirrur kontraktuesi me çka është obliguar kompania që i kryen aktivitetet e punës, që ka për obligim të mirëmbajë shtratin e lumit në pjesën ku ndërton, që ta ndjek gjendjen në terren dhe të ndërmarrë masa. Së bashku me ekipet e Qytetit të Shkupit është vendosur kujdestari nate me qëllim që të ndiqet gjendja me shtratin e lumit“, theksoi Danella Arsovska, kryetare e Qytetit të Shkupit.
“Mund të bëhet kanal ose të largohet argjinatura e cila e pengon ujin dhe mund të dalë. Nuk ekziston rrezik nga dalja nga shtrati i lumit Vardar në ndërtesat përreth në komunën e Aerodromit por ekziston rrezik për vërshimin e kësaj pjese nga shtrati i lumit që mund të ketë vërshime prej dhjetra apo qindra metrave dhe të shkaktojë dëm në shtegun e biçikletave apo të këmbësorëve“, tha Stojançe Angellov, drejtori i QMK-së.
Në koordinim me elektranat, Angellov tha se nuk ekziston rrezik nga ana e tyre për rritjen e nivelit të ujit të akumuluar në Vardar. Rreziku i vetëm sipas tij, është rritja reshjeve, ndërsa në atë rast kompania ndërtimore ka për obligim që të largojë argjinaturën, gjë për të cilën nevojiten 30 minuta, raporton TV21./21Media

Back to top button