Lushaku: Nuk jemi kundër Konjufcës, por e papranueshme kandidatura partiake

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku, para fillimit të seancës së Kuvendit, ka komentuar zhvillimet e fundit politike lidhur me propozimet për kandidatura.
Ajo theksoi se LDK-ja nuk ka kundërshtim personal ndaj Glauk Konjufcës, por e konsideron të papranueshme mënyrën e propozimit të tij.
“Nuk kemi kundër Glauk Konjufcës, por është e papranueshme të propozohet si kandidat partiak”, deklaroi Lushaku.
Sipas saj, proceset e tilla të shmangin qasjet e ngushta partiake, në mënyrë që të sigurohet një përfaqësim më i gjerë politik./RTV21/21Media