Lushtaku: Është turp të ndalët uji në Drenicë për shkaqe politike

Sot në mbledhjen e radhës të Kuvendit të Kosovës, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku pas mosmiratimit të amandamentit për ndarjen e mjeteve për ujësjellësit Shipol-Brus-Mitrovicë, të propozuar nga vet ai, ka bërë që të shprehet ashpër me partinë e Lëvizjes Vetëvendosje.
Gjatë shqyrtimit të projektbuxhetit, deputeti Lushtaku duke akuzuar VV-në, duke thënë se është turp t’iu ndalohet uji qytetarëve të Drenicës për inate politike.
”Është për turp, dhe ju po tregoni vetëm fytyrën e vërtet që keni, që jeni kundër Drenicës. Vetëm t’ua rikujtoj që në kohën më të vështirë, edhe aparati serb me në krye Milosheviqin ka dashur të na ndalojë ajrin, edhe jetën më na e marrë, e s’kanë mundur. Pra, ujin kurrë s’do mund me na e ndal, por ju veç e keni treguar fytyrën e vërtetë”, ka thënë Lushtaku.
Në seancë të jashtëzakonshme, organi më i lartë legjislativ po voton një nga një, 83 amendamentet e projektbuxhetit për vitin 2022. /21Media

Back to top button