Lushtaku: Për katër vite kam shpenzuar 0 cent

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku pas debatit të madh rreth shpenzimeve të udhëtimit të deputetëve ka reaguar përmes një postimi në Facebook.
Lushtaku në këtë postim ka treguar se për katër vite 2017, 2018, 2019, 2020 nuk ka shpenzuar asnjë cent për derivate. Ai gjithashtu ka njoftuar se nga sot do të heq dorë nga privilegjet e përcaktuara për deputet.
“Për hir të korrektësisë dhe të vërtetës, e ndjej për obligim që të jap disa sqarime. Si përfaqësues i popullit në Kuvendin e Republikës së Kosovës, nga viti 2017 sa kam hyrë në politikë, për katër vite (2017, 2018, 2019, 2020) kam shpenzuar 0 (zero) cent, ndërsa tani jam informuar nga mediat për kompensimet e udhëtimit për vitin 2021. Duke e kuptuar indinjatën tuaj, marrë parasysh gjendjen socio ekonomike në vend shpreh keqardhjen time”, ka shkruar Lushtaku në Facebook.
Ndërkaq, sot Kuvendi i Kosovës ka publikuar shpenzimet e udhëtimit të deputetëve të Kuvendit të Kosovës për periudhën 2011-2021. Shpenzimet e udhëtimit të deputetëve mund t’i gjeni KËTU./21Media

Back to top button