LVV e “gatshme” për bashkëpunime në Kuvend, PDK, LDK dhe AAK paralajmërojnë reforma në parti

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja Lëvizja Vetëvendosje  ka thelluar rezultatin nga zgjedhjet të 9 shkurit duke fituar rreth 49,30% të votave, e pasuar nga PDK-ja e cila ka arritur ta ruaj votën e saj me një ngritje të lehtë me rreth 21.0%. Ndërsa, LDK-ja ka rënie të theksuar të mbështetësve saj duke arritur t’i fitojë rreth 13,57%për dallim nga zgjedhjet e 9 shkurtit kur kishte fituar rreth 18%. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pothuajse ka arritur ta ruaj votën e saj duke siguruar  rreth 5,68% të votave. Por, nisma e cila në legjislturën e kaluar kishte 3 deputetë, në këto zgjedhje nuk ka arritur ta kalojë pragun zgjedhor duke siguruar vetëm rreth 2 %.
Nga rezultati i zgjedhjeve të së dielës partitë politike kanë thënë se e marrin përgjegjësinë e tyre mbi rezultatin.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, pas fitores ka ftuar partitë politike për bashkëpunim brenda parlamentit, për dallim që pas zgjedhjeve të 9 shkurtit kishte përdorur gjuhë jo të përshtatshme ndaj partive të tjera.

“Tash na presin shumë punë përpara. Rezultati i sotëm na ka bërë të qartë se duhet të ecim përpara, pa vonesa. Sa më parë të certifikohen rezultatet, aq më parë duhet të vazhdojmë me krijimin e institucioneve. Ftoj nga tash partitë opozitare, për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjet ndërkombëtare, për ligjet e mira që do t’i procedojmë dhe për interesin publik të qytetarëve.’’, tha Kurti.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza,  në një konferencë për gazetarë tha se kishin pritur rezultate më të mirë nga zgjedhjes e së dielës. Por, siç u shpreh do të jenë të gatshëm për bashkëpunim për interes të Kosovës.

‘’Kemi pritur rezultat më të mirë. Por, PDK ka arrit me ruajt votën e vet, me ruajt elektoratin e vet. Pozita i ka edhe përgjegjësit e veta, sikurse unë nuk fshehan pas përgjegjësive. Këto ditë do ë kemi takime me strukturat, vendimet do t’i marr në kohë, trë anaëizuara, dhe nuk vonohem në vendimarrje. Vendi të ketë institucione, vahzodn puna.’’, tha Hamza

Në LDK e quajtën rezultatin e zgjedhjeve jo të mirë. Prandaj, kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku, tha se do të marrë përgjegjësinë duke e lënë të hapur mundësinë për dorëheqje.


‘’LDK ka nevojë për unitet, reflektim të thellë dhe një fazë të re të sinqertë brenda vetës.”, tha Abdixhiku.

Ndërkohë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një reagimi gjatë ditës tha se e pranojnë rezultatin, por është nëse ai i zgjidh shqetësimet e qytetarëve.

‘’Rezultati i këtyre zgjedhjeve e zgjidh ngërçin institucional, por kam frikë se nuk i zgjidh problemet e shqetësimet e qytetarëve. Kosova do të dobësohet në planin e brendshëm e të jashtëm e do të fitojnë armiqtë e saj!Rezultati është ky që është dhe ne do ta respektojmë votën e qytetarit por dhe do të reflektojmë për proceset tona të brendshme. Për ne zgjedhjet do të përfundojnë këtë pranverë, me zgjedhjet brenda Aleancës në të gjitha nivelet dhe me ringritjen tonë.’’, tha Haradinaj.

Analisti politik, Lutfi Bilalli, vlerëson se rezultati zgjedhjeve të së dielës e ka hupur rrugën për formimin e Qeverisë së re, por është skeptik se mund të tejkalohet edhe sfida për zgjedhjen e presidentit të ri. Sipas tij, institucionet e reja duhet të formohen sa më shpejtë përmes një bashkëpunimi midis partive politike.

‘’Ky rezultatë tregon se opozita duhet të reformohet thellësisht. Për formimin e institucioneve është e hapur rruga për formimin e Qeverisë. Do të jetë problematike zgjedhja e presidentit, por mendojë se duhet të gjendet një konsensus.”, tha Bilalli për rtv21.

Ndërkohë, pritet që të numërohet edhe votat e diasporës dhe ato me postë./RTV21/21Media

 

Back to top button