LVV: Fituam zgjedhjet lokale, dyfishuam votat në nivel vendi

 
Nga Lëvizja Vetëvendosje thonë se në zgjedhjet e 17 tetorit kanë dal si partia e parë më e votuar në vend.
Përmes një shkrimi në Facebook, LVV thotë se zyrtarisht ka marrë 216 mijë e 556 vota, dhe se kanë dyfishuar numrin e asambleistëve.
Gjithashtu,  LVV thotë se në raport me zgjedhjet e kaluara lokale, e kanë dyfishuar votën në nivel vendi.

“Me kandidatët tanë jemi në garë për t’i fituar 12 komuna. Mbeten vetëm 15 ditë deri në rrethin e dytë zgjedhor, dhe duhet të angazhohemi në maksimum që ta rrisim mbështetjen për Lëvizjen”, thuhet në shkrimin e LVV-së në Facebook./21Media

Back to top button