LVV i futet garës në zgjedhjet e majit në Maqedoninë e Veriut

Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, pjesë e Vetëvendosjes nuk do të jetë i vetmi përfaqësues i VV-së në zgjedhjet e majit në Maqedoninë e Veriut, transmeton TV21.
Përveç tij, kandidatë për deputetë nga VV-ja, në kuadër të listës së deputetëve të koalicionit opozitar – VLEN, do të jenë edhe Nafije Selmani dhe Mendinë Ukshini.
“Lëvizja VETËVENDOSJE! do t’i ketë tre kandidatë për deputetë, me koalicionin VLEN.
Ne do të jemi pjesë e fitores që VLEN!
Në Njësinë Zgjedhore 1, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Nafie Selmani. Në Njësinë Zgjedhore 2, kandidate me numrin 6 në listë do të jetë znj. Medine Ukshini. Ndërsa në Njësinë Zgjedhore 6, kandidat me numrin 2 në listë do të jem unë, Bekim Qoku.
Në Maqedoninë e Veriut Lëvizja VETËVENDOSJE! ka shumë aktivistë dhe simpatizantë. Bashkë do të punojmë sot për Ndryshimin që VLEN e nesër për forcimin e popullit tonë shqiptar!”, shkroi Qoku në Facebook.