Digjet vetura e një hetuesi policor në veri

Është djegur vetura e një polici hetues të Policisë së Kosovës, i nacionalitetit serb, në Mitrovicën e Veriut.

Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani.

Po ashtu bëhet e ditur se njësitet e zjarrfikësve dolën menjëherë në vendin e ngjarjes dhe Policia po punon për t’i zbuluar rrethanat e kësaj ngjarjeje shtoi Elshani./21Media

Back to top button