Lyrical Son: Të famshëm në Instagram, por janë për psikiatri, më revolton

Është një ndër reperët më të pëlqyer në vend.
Krijimtaria e tij artistike është e veçantë, padyshim nisur nga zëri e më pas tekstet, e deri te finalizimi i projekteve muzikore që janë punë e palodhshme ekipore.
Në “N’Maje t’Gjuhës me Xherin” të RTV21, Lyrical Son zbuloi pak nga jeta profesionale e pak nga ajo private.
Përpos muzikës, Festimi është një bashkëshort e baba i përkushtuar, e kjo s’do mend, pasi edhe në rrjete sociale, ai asnjëherë nuk heziton ta shfaq sa i lumtur e i kompletuar është.
I pyetur se çfarë e revolton më shumë, Festimi dha një listë gjërash.
“Komunikaconi, mungesa e edukatës, gjërat që ndodhin për një kauzë e në fakt nuk janë për atë kauzë, por për gjëra personale. Më revolton paraqitja e njerëzve e që duhet me qenë në psikiatri e janë të famshëm në Instagram..mosinteresimi i rinisë në Kosovë për shkollim”, tha ndër tjerash Festimi./21Media

Back to top button