“Ma lujte” publikohet nga Kida

Këngëtarja Orhidea Latifi, e njohur me emrin artistik Kida, ka publikuar projektin e ri muzikor.
Projekti i ri i Kidës titullohet ‘Ma lujte’ dhe është publikuar edhe me videoklip, shkruan rtv21.tv
Për tekstin e kësaj kënge është kujdesur, BimBimma dhe Yll Limani, kurse për melodinë e këngës është kujdesur vetë Kida.

“AM/PM” mbetet projekti i fundit nga Kida që e solli në bashkëpunim me Butrint Imerin rreth dy muaj më parë. Deri tani kjo këngë ka grumbulluar mbi 32 milionë klikime në YouTube./21Media

Back to top button