Macja e zhdukur prej 11 vjetësh u ribashkua me pronarët

Një mace e përkëdhelur e cila u zhduk më shumë se 11 vjet më parë në verilindje të Skocisë është ribashkuar me pronarët e tij.
Fergus u zhduk nga shtëpia në fund të vitit 2010.
Macja më në fund u gjet 80 milje larg në Aberdeen në fillim të këtij muaji.
Fergus më pas iu kthye pronarëve të befasuar pasi u identifikua nga një mikroçip, transmeton rtv21.tv.
Mbetet një mister se ku kishte qenë Fergus në vitet e kaluara, por mendohet se mund ta ketë bërë udhëtimin për në Aberdeen me një automjet.
Kur u kthye në shtëpi, macja u vendos në një dhomë gjumi rezervë, në mënyrë që të mësohej të ishte në shtëpi dhe më pas u prezantua me macen tjetër të familjes, Ozzy./21Media

Back to top button