Macron bën thirrje që operacionet ushtarake ruse të përfundojnë “menjëherë”

Presidenti francez, Emmanuel Macron tha se Rusia duhet të përfundojë “menjëherë” operacionet ushtarake në Ukrainë.
“Franca dënon fuqishëm vendimin e Rusisë për të luftuar Ukrainën. Rusia duhet të përfundojë menjëherë operacionet e saj ushtarake”, tha ai në një postim në Twitter të enjten, transmeton rtv21.tv.
“Franca qëndron në solidaritet me Ukrainën. Ajo qëndron me ukrainasit dhe po punon me partnerët dhe aleatët e saj për t’i dhënë fund luftës”, shtoi ai.
Presidenti francez foli me presidentin ukrainas, Vlodymyr Zelensky herët në mëngjes të së enjtes.
Zelensky gjithashtu kërkoi “unitet në Evropë” dhe Macron “e siguroi atë për mbështetjen dhe solidaritetin e Francës”, sipas Elysee.
Macron foli gjithashtu me Charles Michel, president i Këshillit Evropian, të enjten në mëngjes./21Media

Back to top button