Vdiq shoferi që u aksidentua dy ditë më parë në Lipjan
Ka vdekur dje në QKUK personi që ishte vetaksidentuar të martën në Lipjan.
Viktima ishte aksidentuar, pasi duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore ka pësuar pasagjeri.
“I dyshuari mashkull kosovar duke drejtuar automjetin nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar drejtuesi i automjetit dhe një pasagjer mashkull kosovar të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Me datën 23.02.2022 – 05:18 drejtuesi i automjetit si pasoj e lëndimeve ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konfirmuar mjeku”, bëhet e ditur në raportin e Policisë së Kosovës.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?