Macron: Britania ka nevojë për stabilitet sa më shpejt të jetë e mundur
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha se ishte e rëndësishme që Britania e Madhe të gjente “stabilitet sa më shpejt të jetë e mundur”.
Me të mbërritur në një samit të Bashkimit Evropian në Bruksel, ai u tha gazetarëve: “Ne duam, mbi të gjitha, stabilitetin”.
“Në nivel personal, jam gjithmonë i trishtuar kur shoh një koleg të largohet”, tha Macron, në reagimin e tij pas dorëheqjes së Liz Truss si kryeministre e Britanisë së Madhe.
Truss dha dorëheqjen 44 ditë pasi mori drejtimin e qeverisë./21Media