Një super album po vjen nga David Dreshaj

Ai është artist që brenda një kohë mjaft të shkurtër u pëlqye mjaft, e në secilin projekt mori miliona klikime. E nëse do t’i kujtojmë vetëm disa nga ato si p.sh: “Ta fala”, “Ana”, “Asaj”, “Do dashni” e të tjera ju menjëherë do ta kuptoni se fjala është për këngëtarin David Dreshaj.
Mësohet se ai gjatë këtyre ditëve ndodhet në studion e producentit Darko Dimitrov, me ç’rast, do të sjellë si dhuratë për ndjekësit e ata që e duan muzikën e tij, një mini album special, në të cilin do të ketë 6 këngë në gjuhën angleze (Cover) si Chrismtas Ep, por në stilin e tij si dhe një këngë e re do të jetë në gjuhën shqipe.
Produksioni, mix master dhe regjistrimi dhe aranzhmani po punohen nga producenti Dimitrov, me ç’rast, Dreshaj do të vijë tashmë me këtë album të parë si artist i kompletuar, këngëtar e muzicient.
Gjithashtu, mësohet se ky projekt, i mirëmenduar i artistit do të publikohet nga fillimi i muajit dhjetor, që i përshtatet si muaj festash edhe albumit, që do ta vulosë edhe më shumë në karrierën e tij muzikore. Deri tani, David Dreshaj ka publikuar 9 këngë e me 7 të albumit që do të publikohet, 16. Këto brenda një kohë të shkurtër prej 2 vite e gjysmë./21Media
No description available.
No description available.

Back to top button