Macron: Do të udhëtojë në Ukrainë vetëm nëse …
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron tha të hënën se ai ishte i gatshëm të udhëtonte në Kiev ose ndonjë qytet tjetër ukrainas vetëm nëse vizita do të ishte e dobishme për të gjetur një zgjidhje për krizën aktuale.
“Unë nuk do ta bëj këtë vetëm për të vizituar një ambasadë”, tha ai, duke folur në një intervistë ekskluzive për degën franceze të CNN, BFMTV, ndërsa bënte fushatë në veri të Francës përpara raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, duke shtuar se vizita e tij duhet “të shkaktojë diçka, një proces të ri.”
“Nëse arrijmë të rifillojmë dialogun mes presidentit rus dhe atij ukrainas, atëherë ndoshta një vizitë do të jetë e dobishme”, tha Macron, përcjell rtv21.tv
Kryeministri britanik Boris Johnson dhe kancelari i Austrisë, Karl Nehammer bënë vizita të veçanta te Zelensky të shtunën në Kiev./21Media